Endrit Thaçi bën thirrje për marshin e 17 shkurtit në Prishtinë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ripërsëritur thirrjen për pjesëmarrje në marsh, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, organizohet nga platforma “Liria ka Emër”. Marshi do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, prej orës 14:00.

Platforma “Liria ka Emër”, dje në një konferencë për media u bëri thirrje kryetarëve të komunave, përfshirë ata që tashmë kanë shprehur gatishmëri dhe mbështetje, që t’i bashkohen protestës së 17 shkurtit “Drejtësi, jo politikë”, e cila do të mbahet në Prishtinë.

Ata ftuan gjithashtu qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në këtë marsh madhor, para se të jepet fjala përfundimtare në Hagë, për të dëshmuar, siç u shprehën për historinë e Kosovës dhe sakrificën e ish-krerëve të UÇK-së

Back to top button