Endrit Thaçi nuk i mban lotët në “Marshin për Drejtësi”

Mijëra qytetarë morën pjesë në “Marshin për Drejtësi”, të organizuar më 2 prill në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – që janë në Hagë.

I pranishëm në këtë marsh ishte edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet se si Endriti për një moment nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga emocionet që përçoheshin përmes këtij marshi dhe të gjithë përkrahjes që iu dha babait të tij dhe të tjerëve bashkë ish-luftëtarë të UÇK-së./21Media

Back to top button