Energjia nuk është kthyer në Çernobil

Rregullatori i energjisë bërthamore i Ukrainës ka thënë se energjia elektrike nuk është rikthyer ende në centralin bërthamor të Çernobilit.
Deklarata bie ndesh me pretendimet e Ministrisë ruse të Energjisë, e cila kishte thënë se energjia u rikthye në termocentral nga specialistë bjellorusë të enjten, raporton BBC
Ukraina ka paralajmëruar për rrjedhje të mundshme rrezatimi nëse kabllot e energjisë, të cilat u dëmtuan gjatë luftimeve intensive midis forcave të Kievit dhe Moskës, nuk riparohen, përcjell rtv21.tv
“Përpjekjet për të rivendosur furnizimin me energji të jashtme në vend janë në progres”, tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës në një deklaratë./21Media

Back to top button