Engel i shkroi Federica Mogherini lidhur me këtë çështje

Engel i shkroi Federica Mogherini lidhur me këtë çështje

Anëtari i rangut të Komitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme, Eliot L. Engel dënoi veprimin e autoriteteve serbe për ndalimin e ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, ndërsa po përpiqej të hyjë në Serbi.

Engel i shkroi shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini lidhur me këtë çështje, duke argumentuar se mos gatishmëria e Serbisë për t’u përballur me krimet e saj të mëparshme është arsye për të ngadalësuar procesin e anëtarësimit në BE.

“Për një vend ballkanik – Serbia, jo më pak – për të shmangur diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet në kohën e luftës paraqet një problem shumë serioz. Nëse nuk adresohet, kjo mund të rezultojë në përsëritjen e sjelljes së kaluar. Sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm të bashkohet me komunitetin e demokracive të BE-së nëse nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse nuk ka përgjegjësi për krimet e luftës “, ka thënë Engel.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë bllokoi Jahjagën që të hyjë në vend për të marrë pjesë dhe për të folur në një konferencë të hartuar për të nxitur pajtimin mes dy kombeve./21Media