Enrique: Kosova luajti mirë dhe ishte e vendosur shumë mirë
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka pasur vetëm fjalë të mira për Kombëtaren e Kosovës, pas ndeshjes së sotme.
Spanjolli ka thënë se Kosova bëri lojë të mirë ndaj Spanjës.
“Kosova është një ekip shumë i mirë, luajti mirë dhe ishte e vendosur shumë mirë. Kanë filozofinë e njëjtë sikurse Spanja dhe kam pritur personalisht një ndeshje të vështirë. Patjetër, që jam i lumtur me fitoren dhe me lojtarët e rinj që i kemi integruar në ekip. Është një fitore e rëndësishme. Më vjen mirë që Greqia e ndali Suedinë dhe shpresoj që edhe Kosova e Gjeorgjia të bëjnë një gjë të tillë në ndeshjet tjera”, ka thënë Enrique.
Enrique e ka krahasuar Kosovën me Spanjën për stilin e lojës.
“Kosova është një ekipet që luan më mirë në grup dhe ka stilin e njëjtë sikurse ne. Përpiqet të krijoj sulmin nga prapa, bën presion dhe ka cilësi në ekip. Ju lutem mos me pyetni për pyetjet politike sepse unë jam vetëm trajner futbolli”, ka thënë spanjolli.
Spanja e mposhti Kosovën me rezultat 0-2./Kallxo.com