Enver Hoxhaj në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj eshte takuar në Athinë me homologun e tij Nikos Kotzias, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë, në fusha të ndryshme me interes të dy vendeve. Hoxhaj e ka falënderuar Kotzias për mbështetjen ndaj Kosovës në në agjendën e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Edhe ministri Kotzias tha se është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shërbim të paqes dhe zhvillimit të Evropës Juglindore. Kryediplomati kosovar po ashtu ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje Kombëtare, Constantinos Douzinas, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Greqisë./21Media

Back to top button