Erdogan dhe Trump diskutojnë në telefon për krizën Izrael-Iran

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli të dielën me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, rreth konfliktit Izrael-Iran për herë të dytë brenda dy ditësh, tha zyra e Erdoganit.
Udhëheqësi turk “theksoi se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të parandaluar një katastrofë që mund ta hedhë të gjithë rajonin në flakë”, sipas një deklarate të postuar në X. Ai gjithashtu përshëndeti deklaratat e Trump për ndërprerjen e sulmeve dhe vendosjen e paqes, raporton AP, përcjell rtv21.tv
Erdogan ofroi më tej të lehtësojë përpjekjet diplomatike në mes të “dëmeve të pakthyeshme ekonomike dhe civile për të dyja palët”./21Media