Erdogan e përshëndet rezultatin e arritur në Bruksel
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur rezultatin e arritur në takimin e Brukselit më 27 shkurt, në një bisedë telefonike që ka pasur të shtunën me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Erdogani i ka shprehur Kurtit mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për ta ndihmuar në këtë proces.
Gjithashtu Erdogani e ka falënderuar Kosovën për solidarizim të plotë me shtetin dhe popullin e Turqisë e cila po kalon fatkeqësinë më të rëndë në këtë shekull pas tërmeteve në fillim të shkurtit. Presidenti turk falënderoi për vendimin për mbështetje dhe ndihma, për pjesëtarët e FSK-së që bënë kërkim-shpëtim në rrënoja si dhe për shpalljen e ditës së zisë në Kosovë.
“Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i shprehu edhe njëherë ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë. Gjithashtu ai falënderoi Presidentin Erdogan për mikpritjen zemërgjerë në Stamboll me datën 3 shkurt, ku patën një takim tejet produktiv që do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dy vendeve tona. Kryeministri Kurti tha që Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht Turqisë”, thuhet në njoftim.
Në takimin e 27 shkurtit, Kosova e Serbia u dakorduan për Planin evropian, ndërsa takimi i radhës do të jetë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut./21Media