Erdogan propozoi një referendum për veshjen e hixhabit në institucionet shtetërore

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan propozoi organizimin e një referendumi për ndryshimet në kushtetutë në mënyrë që të votohej në të gjithë vendin për garantimin e të drejtës së grave për të mbajtur shaminë në institucione shtetërore, shkolla dhe universitete, raporton AlArabia News.
“Nëse jeni të guximshëm, ejani ta hedhim në referendum. Lëreni popullin të vendosë”, tha presidenti turk, duke iu drejtuar liderit të partisë më të madhe opozitare, Kemal Kilicdaroglu, i cili propozoi një ligj që do të garantonte të drejtën e veshjes së hixhabit.
Afrimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, të planifikuara për vitin 2023, ndezi debatin për mbajtjen e hixhabit në këtë vend me shumicë myslimane, i cili, sipas kushtetutës, është një shtet laik dhe veshja e hixhabit ka qenë prej kohësh e ndaluar në shërbimin publik, shkollat ​​dhe universitetet dhe institucionet si parlamenti dhe shërbimet ushtarake.
Agjencia AFP, lajmet e së cilës raportohen nga AlArabia News,, perkujton se në vitin 2013, qeveria e Erdoganit hoqi kufizimet për veshjen e hixhabit dhe ndryshe nga vitet e 1990, kur kjo temë shkaktoi një debat të ashpër, nderkaq qe sot asnjë lëvizje politike në Turqi nuk e kundërshton ndalimin e saj.
“Ne kemi gabuar në të kaluarën për mbajtjen e hixhabit. Tani është koha për ta lënë këtë pyetje dhe për të mos e dëgjuar më nga goja e politikanëve”, tha kreu i forcës më të madhe opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu në fillim të tetorit.
CHP laike është një parti e themeluar nga themeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk.
Me iniciativën e Kilicdaroglu, të cilën analistët e shohin si një përpjekje për të tërhequr votuesit konservatorë që mbështesin Erdoganin, kreu i shtetit turk u kundërpërgjigj në fillim të tetorit duke i bërë thirrje kundërshtarit të tij politik që të ndryshojë kushtetutën në lidhje me kufizimin e veshjes së hixhabit.
Në përputhje me ligjet turke, ndryshimet kërkojnë që t’i miratojnë 400 deputetë, pa pasur nevojë për referendum, kështu që CHP-ja duhet t’i mbështesë.
Në të njëjtën kohë, me 360 ​​vota, parlamenti mund të kërkojë votën e popullit në referendum.
“Nëse çështja nuk mund të zgjidhet në parlament, ne do t’ia referojmë atë njerëzve,” tha Erdogan,raporton agjencia e lajmeve AFP./21Media

Back to top button