Erdogan sot viziton Tiranën

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, 17 janar.
Lidhur me këtë vizitë të presidentit turk në vendin tonë, policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta, ku në këtë datë njofton se do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tiranë në drejtimin të Laçit, ku Erdogan pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për tu ndërtuar pas tërmetit.
E gjithë autostrada Tiranë-Laç është blinduar me policë dhe efektivë të Gardës.
Në orën 10:05, pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Aeroportin “Nënë Tereza”, presidenti turk do të vizitojë një familje në Laç.
Agjenda e Presidentit Erdogan në Shqipëri:
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”
10.05 – Vizita në një familje në Laç
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve  + konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë./oranews

Back to top button