Erdogan thumbon BE-në!

Erdogan tha se Bashkimi Evropian nuk është i domosdoshëm për shtetin turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se për Ankaranë do të jetë ngushëlluese nëse Bashkimi Evropian hapur do të thotë se nuk do ta pranojë Turqinë në anëtarësim.

Ai ka thënë në emisionin HARDtalk’s në BBC, se Turqia është e aftë që të qëndrojë në këmbët e saja.

Erdogan tha se BE nuk është e pazëvendësueshme për Turqinë dhe se në rast të refuzimit të Brukselit do të kalojë në planin B dhe C. “Bashkimi Evropian nuk është i domosdoshëm për ne”, ka thënë ai.

Sipas tij, shumica e qytetarëve të Turqisë edhe nuk e dëshiron BE-në. “I njëjti BE jo vetëm që nuk na thërret në samite të liderëve të BE-së, por edhe po humb kohën tonë. E tillë është situata aktuale”, ka thënë Erdogan.

Back to top button