Erdogan: Turqia s’do ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO deri në tetor

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se parlamenti turk nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO-n të paktën deri në tetor.

Duke folur me gazetarët në Vilnius pas samitit të NATO-s, Erdogan thotë se parlamenti i Turqisë është në pushim për dy muaj, pas të cilit “ka shumë propozime (të tjera) legjislative për të diskutuar”.

Turqia çuditërisht ra dakord që Suedia t’i bashkohej aleancës ushtarake në fillim të kësaj jave pas disa muajsh kundërshtimesh./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button