Erdogan-Vuçiq flasin për bashkëpunimin ekonomik

Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve janë gjithnjë e më të mira

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar të shtunën në Pekin me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, situatën në rajon, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.

Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve janë gjithnjë e më të mira dhe se është e domosdoshme që të mbahet trendi.

Ai ka falënderuar Erdogan për inkurajimin e kompanive turke që kapitalin e tyre ta investojnë në Serbi.

Ndërsa, presidenti Erdogan tha se Serbia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Kemi marrëdhënie të mira dhe shpresoj se këtë bashkëpunim do ta zgjerojmë në të gjitha fushat”, theksoi Erdogan.

Ai i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit Vuçiq që menjëherë pas marrjes së postit të presidentit ta vizitojë Turqinë.

Back to top button