Erdogani në Beograd thotë se është i gatshëm ta ndihmojë dialogun Kosovë – Serbi

Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje për të arritur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, kështu tha sot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë konferencës për media që e mbajti në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se vërehet se ka përparim në këtë drejtim.
Erdogan ka shtuar se shpreson që të arrihet së shpejti marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Tanjug.
“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për kalimin e kufijve me letërnjoftime. Sa i përket targave, shpresoj që të arrihet marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje tjera problematike”, ka thënë Erdogan.
Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Procesi pritet të zgjasë dy muaj./21Media
 

Back to top button