Erdogani viziton Rusinë, do të takohet me Putinin

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një takim me homologun e tij rus, presidentin Vladimir Putin, në vendpushimin e Soçit në Detin e Zi më 5 gusht, citoi agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, trnsmeton rtv21.tv.
Sipas agjencisë së lajmeve, të dy krerët do të diskutojnë problemet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Kjo vizitë vjen vetëm disa ditë pasi Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e grurit përmes tre porteve të Ukrainës, pas muajsh bllokimi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila tashmë është në muajin e gjashtë. Eksportet do të rifillojnë së shpejti, të koordinuara nga një qendër në metropolin turk Stamboll./21Media

Back to top button