Erërat e forta lëvizin edhe semaforët në Prishtinë

Shpërndarja e mbeturinave po ndodhë në gjithë Prishtinën për shkak të erërave të forta.

Nga rruga B, po vërehet shpërndarja e mbeturinave nga kontejnerët dhe rreth tyre, por njëkohësisht shihet edhe fuqia që kanë erërat në këto momente.

Gjithashtu, tek komuna e re, në lagjen “Arbëria”, në kryeqytet, vërehet se si janë shpërndarë mbeturinat, madje erërat lëvizin edhe semaforët.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët se sot do të ketë erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h, prej të cilave do të ketë edhe dëme materiale.

Back to top button