Erërat e forta shkaktojnë dëme materiale në disa zona të Prishtinës

Erërat e forta që kanë mbizotëruar gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme të lehta materiale në disa zona të kryeqytetit, njofton Komuna e Prishtinës

Në njoftim bëhet e ditur  se ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren, duke vazhduar angazhimin edhe në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.

Komuna e Prishtinës u ka  bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë qëndrimit apo lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të dëmtuara, të cilat mund të përbëjnë rrezik për sigurinë.

Po ashtu, në rast të emergjencave, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë numrat emergjentë të Kryeqytetit për ndihmë dhe asistencë të menjëhershme./21Media

Back to top button