Erërat e fuqishme tërheqin zvarrë aeroplanin në Teksas

Një aeroplan pasagjerësh është lëvizur nga erërat e fuqishme që goditën aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worth në Teksas.

Aeroplani Boeing 737-800, i cili peshon dhjetëra tonë, ishte parkuar të martën në portën C21 për shkak të shirave dhe erërave të fuqishme.

Si pasojë e erërave, aeroplani i parkuar ka filluar të lëvizë nëpër pistë. Në një deklaratë kompania American Airlines tha se disa nga avionët e tyre u prekën nga moti i keq me erëra deri në 128 km në orë, por nuk pati të lënduar.

“Ekipi ynë i mirëmbajtjes aktualisht po kryen inspektime të plota dhe do të bëjë çdo riparim të nevojshëm”, shtoi linja ajrore.

Të enjten, më shumë se 275 mijë shtëpi dhe biznese në Teksas, Kentaki dhe shtete të tjera të SHBA-së mbetën pa energji, ndërsa stuhitë vazhduan të godasin rajonin.

Back to top button