Erërat po fryejnë me shpejtësi 70km/h, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes
Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim paralajmërues për kujdes nga erërat e forta.
Komuna ka bërë të ditur se erërat po fryjnë me shpejtësi 70 km/h, dhe ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, pasi ekziston rreziku i rënies së degëve.
“Të nderuar qytetarë, Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media