Eriksen nuk do të jetë pjesë e Danimarkës
Mesfushori danez, Christian Eriksen ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe përkohësisht nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit Kasper Hjulmand për miqësoret e planifikuara për 26 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur Federata Daneze, sipas së cilës, ish-lojtari i Interit mund t’i bashkohet grupit në ditët në vijim në rast të një tamponi negativ./21Media