Eriksen rikthehet te Përfaqësuesja e Danimarkës

Ylli danez Christian Eriksen është përfshirë në listën e Përfaqësueses së Danimarkës për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
30-vjeçari në afatin kalimtar të janarit iu bashkua Brentfordit dhe javë më parë ka filluar të luajë në Premier League.
Erikseni do t’i bashkohet Danimarkës në kampin stërvitor në Spanjë përpara dy ndeshje miqësore.

Për Eriksenin, kjo është hera e parë që do të jetë pjesë e Danimarkës pas sulmit kardiak që e pësoi në “Euro 2020” në duelin kundër Finlandës./21Media
Back to top button