Ermal Fejzullahu prek zemrat me këngen “Lavdi për Hakifin”

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Lavdi për Hakifin”.
“Lavdi për Hakifin” përcjell emocione të forta patriotike dhe një mesazh mirënjohjeje, ndërsa interpretimi i fuqishëm i Fejzullahut i jep këngës një dimension të veçantë artistik.