Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Botëror U21

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në xhudo, që është duke u zhvilluar në Olbia të Italisë.
Në përballjen për medaljen e bronztë, Erza mposhti xhudisten spanjolle Ariana Toro Soler, ndeshje kjo në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në rrugëtimin e saj drejt medaljes së bronztë, Erza në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse më pas regjistroi katër fitore radhazi.
“Xhudo gjithmonë për Kosoven! Erza e bronztë nê Kampionatin Botëror U21! Ishte një ditë e shkelqyeshme për Erzen,medalja e saj e parë Botërore. Mposhti garueset nga Mongolia,USA dhe Azerbejxhani pas arritjes në gjysëmfinale ku u mposht tri me dy me dënime me Italianen,sipas meje lufta do duhet të vazhdoj tutje për të kërkuar finalisten! Por referi mendoj ndryshe. Në luftën për medalje mposhti Spanjollen në mënyrë të sigurt dhe i siguroj vendit tonë medaljen Botërore! Shumë fat neser për Fatjonen me garueset në Itali është Tosi në krye të detyres!”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Humbjen e vetme xhudistja kosovare e regjistroi kundër italianes Giulia Carna në fazën e gjysmëfinales./21Media

Back to top button