Escobar e Lajçak kërkojnë nga serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja

(Lajm i përditësuar)


I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i ka thënë Listës Serbe se është e nevojshme që serbët në veri të marrin pjesë në zgjedhje.

Përmes një postimi në “Twitter”, Lajçak ka thënë se as një zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.

”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak.


Lajçak tregon se çka bisedoi me politikanët në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se çka është biseduar në takimet që ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i kanë zhvilluar të martën në Prishtinë.

Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, kanë mbërritur të hënën në Kosovë.

Lajçak dhe Escobar sot kanë zhvilluar takim edhe me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas diplomatit sllovak, atyre u është kërkuar të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet në veri.

“Escobar, ambasadori amerikan në Kosovë dhe unë u shpjeguam partive opozitare shqiptare në Kosovë pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka shkruar ai.


Lajçak tregon çka i tha Osmanit në takim

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në Prishtinë, bashkë me homologun e tij amerikan, Gabriel Escobar.

Emisarët paten takime me Kurtin, me presidenten Osmani dhe me krerët e partive opozitare politike.

Në takimin me Osmanin, Laçak tha se i ka kërkuar asaj gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

“Mëngjesin e sotëm diskutuam situatën në veri të Kosovës me presidenten Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që do të lejonte qetësimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, tha Lajçaku në një postim në “Twitter”./21Media

Back to top button