Escobar: Jemi në pritje të versionit të Kosovës për statutin e Asociacionit

Kritika për Kosovën dhe Serbinë, për mos zbatim të marrëveshjeve të arritura, kanë ardhur të shtunën nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Escobar tha se asnjëra palë s’po e zbaton marrëveshjen.

”Me duhet të them se asnjëra s’po zbaton marrëveshjen, dhe më duhet të them që ne duhet të ecim përpara me te gjitha elementet përfshirë dhe specifikisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit, e kjo duhet të bëhet tash”, tha Escobar.

Back to top button