Escobar: Kosova, partner jashtëzakonisht i mirë

“Marrëveshja me MCC-në, shenjë e thellimit të bashkëpunimit”
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës tha se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.
“Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompetent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta thelluar bashkëpunimin, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha Escobar, duke shtuar se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të distancohet nga energjia ruse pasi Rusia e shfrytëzon atë si armë.

Back to top button