Escobar në Beograd: Harrojeni “Kosova është Serbi”

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha në një intervistë për N1 se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të punojnë që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Ai tha se duhet harruar se Kosova është Serbi, duke shtuar se Kosova dhe Serbia sipas tij do të lidhen në të ardhmen përmes marrëveshjeve të ndryshme dhe do të kenë marrëdhënie të mira.
“Mendoj se duhet të harrojmë narrativën se Kosova është Serbi dhe të kalojmë në atë që Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë. Kështu që ju keni një të ardhme së bashku. Po largohet shumë shpejt nga problemet e viteve nëntëdhjetë dhe po i afrohet mundësive që ofron shekulli XXI. Shekulli i njëzet e një do të jetë një shekull i mundësive ekonomike për këtë rajon. Një shekull në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet një gjenerator i rritjes për të gjithë kontinentin evropian. Një shekull në të cilin do të bëheni qendra e prodhimit të energjisë, energjisë së rinovueshme, sektorit të IT, transportit dhe shumë sektorëve të tjerë ekonomikë që vetëm ky rajon mund t’i ofrojë”, tha Escobar./21Media

Back to top button