Escobar: SHBA-ja nuk vendos afate për marrëveshjen Kosovë-Serbi
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se e mbështesin propozimin franko-gjerman, por shtoi se SHBA-ja nuk jep afate për arritjen e marrëveshjes.
“Nuk e di nëse propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, tha Escobar.
Ai në një intervistë për RTS-në, thekson se propozimi franko-gjerman duhet të merret në konsideratë, pasi siç thotë ai, do të na ndihmojë që shumë shpejt të përparojmë në dialog, transmeton rtv21.tv.
“Unë nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, së pari nuk na takon ne të vendosim afate, por me sa di unë as evropianët nuki vendosin ato”, tha Escobar./21Media