Escobar takohet sot me Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohet sot ( e mërkurë) me Emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i AAK-së konfirmoi për portalin rtv21.tv se takimi do të mbahet në ora 19:00.

“Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim me emisarin Escobar, i cili do të zhvillohet sot në ora 19:00.”, tha ai.

Emisari Escobar po qëndron në Kosovë, aktualisht është duke zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmani./21Media

Back to top button