Escobar vizitoi Ambasadën e Kosovës në SHBA

 
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka vizituar të enjten ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku, e ka pritur në takim Escobarin.
“Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti të enjten zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme”, thuhet në postim e Ambasadës./21Media

Back to top button