Është bërë hapja solemne e deposë së vaksinave në IKSHPK ​

Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është bërë hapja solemne e deposë qendrore të vaksinave.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani, fillimisht falënderoi SHBA-të, USAID-in dhe UNICEF-in për ndihmën e pakursyer në shëndetësinë publike.

Ai tha se në vitin 2021, bazuar në rekomandimet e Vlerësimit të Zinxhirit të Ftohtë të Vaksinave (VZFV), ka filluar procesi i ripërtrirjes së zinxhirit të ftohtë.

Ky proces, sipas tij, ka përfshirë prokurimin e pajisjeve të zinxhirit të ftohtë të vaksinave, në nivel qendror dhe lokal.

“Në depo janë vendosur dhomat e ftohta, dhoma ngrirëse, dhe frigoriferë me ultra ngrirje me kapacitet 600 litërsh (deri në dy milionë doza të vaksinës Pfizer), si dhe pjesa e thatë me sipërfaqe prej 575 m2 për ruajtjen e materialit shpenzues”, tha mes tjerash ai.

Gjithashtu, u tha se do të organizohen trajnime për stafin shëndetësor për administrim, ruajtje dhe menaxhim të vaksinave dhe zinxhirit të ftohtë.

Dafina Gexha, U.D. Ministrja së Shëndetësisë, gjithashtu falënderoi SHBA-të, USAID-in dhe UNICEF-in për mbështetjen në shëndetësi dhe për sigurimin e një milionë vaksinave të COVID-19 nga SHBA-të.

Ajo tha se afër 2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në vendin tonë prej se ka nisur vaksinimi, kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejt që sot të jemi më të qetë në aspektin epidemiologjik ndaj COVID-19.

Po ashtu ajo tha se Programi i Zgjeruar i Vaksinimit, që zhvillohet me sukses në Kosovë është një shembull i përkushtimit institucional, profesional dhe bashkëpunimit me komunitetin për t’u dhënë përgjigje sëmundjeve që mund të prekin fëmijët nëse ata nuk vaksinohen.

“Nisur nga ky fakt, e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky investim në Deponë e vaksinave, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në sigurinë e vaksinave përmes fuqizimit të pajisjeve të Zinxhirit të Ftohtë të ruajtjes së tyre në temperaturat e parapara nga 2-8 shkallë Celsiuz, deri në ato ultra të ulta (-86 gradë Celsiuz)”, tha mes tjerash ajo.

Zeinah Salahi, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë, tha se bashkëpunimi i tyre i vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in ka qene kyq. “Me partnerë të tillë kemi qenë në gjendje te promovojmë praktika të rëndësishme të mbrojtjes nga COVID-19 si dhe të përmirësojmë qasjen në informata të sakta dhe të besueshme per vaksina dhe sherbime – posacerisht per grupet e margjinalizuara-tha ajo.

Shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman tha se inaugurimi i deposë qendrore të vaksinave shënon finalizimin e një punë dy-vjeçare, e cila nisi me vlerësimin e zinxhirit të ftohtë, të mbështetur nga UNICEF. Krahas 5 dhomave të ftohta dhe 8 frigoriferëve me ngrirje ultra të ftohtë në kuadër të deposë qendrore, si pjesë e procesit të ripërtrirjes së zinxhirit të ftohtë të vaksinave, në fillim të këtij viti UNICEF ka dorëzuar 270 frigoriferë dhe ngrirës vaksinash në 38 komuna.

“Ripërtërirja e sistemit të zinxhirit të ftohtë vjen në një moment shumë të rëndësishme, kur po bëhen përgatitet për futjen në kalendarin e rregullt të vaksinimit të tri vaksinave të reja. Shpresojmë se ngirtja e kapaciteteve për ruajtjen e vaksinave do t’u ndihmojë profesionistëve shëndetësorë në këtë proces, na mënyrë që çdo fëmijë në Kosovë të jetë i mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit”, tha Zicherman./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button