‘Është e pamundur t’i besohet Putinit’, paralajmëron ish-presidenti ukrainas

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e bisedimeve të paqes me Rusinë.

Duke folur për BBC Newsnight, ai ka thënë se është e pamundur t’i besohet presidentit rus, Vladimir Putin, që ta mbajë fjalën.

Ai ka deklaruar se “i gjithë kombi po e mund Putinin”, ndërsa u ka kërkuar bashkëqytetarëve të tij që të mos dorëzohen kurrë.

“Ai mund të fikë dritat, mund të fikë furnizimin me ngrohtësi, por nuk mund të vrasë shpirtin ukrainas”, ka thënë ai.

Poroshenko ka qenë president i Ukrainës për pesë vjet, derisa Volodymyr Zelensky ka fituarnë zgjedhjet e vitit 2019./21Media

Back to top button