“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë ka thënë se sulmi ndaj një centrali bërthamor përbën një krim lufte.


Ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre në qytetet kryesore të Ukrainës, termocentrali më i madh bërthamor i vendit, Zaporizhzhia, u sulmua të premten. Një flakë atje fillimisht shkaktoi frikën e një aksidenti të mundshëm, por zjarri është shuar më pas.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha gjithashtu se reaktorët në termocentral janë të sigurt dhe nuk u lëshua asnjë material radioaktiv./21Media

Back to top button