Është proceduar pagesa për Trepçën

 

Ka përfunduar greva e minatorëve të Trepçës, pasi ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj sot ka nënshkruar me Trepçën marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.”, ka bërë të ditur ministria.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje.

Mbi 700 minatorë në minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë dhe në Artanë dje dhe sot kanë mbajtur grevë të përgjithshme, shkak për këtë grevë shkak ishte mos marrja e pagave për muajt janar dhe shkurt.

Greva nga minatorët ka pasur edhe në muajin shkurt./21Media 

Back to top button