”Eternally Child” nominohet në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Kanë 2022
Filmi i metrazhit të shkurtër ”Eternally Child” nga Lorena Sopi, është nominuar si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Kanë 2022.
Tri ditë më parë, Lorena Sopi ishte në emisionin e mëngjesit ”Për Ditë të Mbarë”, me ç’rast foli më shumë rreth filmit ”Hashtag”, i cili e ka fituar çmimin e filmit më të mirë të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Wonderland në Sydney, Australi.
Regjisorja tregoi se në film trajtohet tema aktuale, pra lidhja me rrjetet sociale dhe kalimi i shumicës së kohës në celular.
Ndryshe, filmi trajton temën e Monit një djalë dhjetë vjeçar, jeton me babanë e tij Xhemën në një varfëri të madhe. Gjatë një vakti fatal, babai i tij Xhema vret aksidentalisht djalin e tij. Gjithë jetën do të jetojë i mallkuar, duke fajësuar veten për atë që ndodhi. Në ditët e fundit, kur është shumë i moshuar, Xhema kthehet në shtëpinë ku ndodhi tragjedia për t’i kërkuar falje të birit për t’i çliruar shpirtin dhe për të mundur të ndahet nga jeta./21Media