”Eternally Child” pjesë e Festivalit të Ndërkombëtar të Filmit në Greqi

Filmi i metrazhit të shkurtër, ”Eternally Child” me regji nga Lorena Sopa është përzgjedhur për të qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Agrinio që do të mbahet në datat 24 dhe 26 qershor 2022 në Greqi.
Ky film është nominuar gjithashru edhe si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Kanë 2022.
Filmi trajton temën e Monit, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me babanë e tij Xhemën në një varfëri të madhe. Gjatë një vakti fatal, babai i tij Xhema vret aksidentalisht djalin e tij. Gjithë jetën do të jetojë i mallkuar, duke fajësuar veten për atë që ndodhi.
Në ditët e fundit, kur është shumë i moshuar, Xhema kthehet në shtëpinë ku ndodhi tragjedia për t’i kërkuar falje të birit për t’i çliruar shpirtin dhe për të mundur të ndahet nga jeta.
Kujtomë që filmi ”Hashtag”, i Sopit ka fituar çmimin e filmit më të mirë të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Wonderland në Sydney, Australi.
Regjisorja në programin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, që transmetohet në RTV21 ka treguar se në film trajtohet tema aktuale, pra lidhja me rrjetet sociale dhe kalimi i shumicës së kohës në celular./21Media

Back to top button