‘Eternally Child’ u përzgjodh në Festivalin e Filmit Emerald Peacock, në Rusi

Filmi me metrazh të shkurtër ‘Eternally Child’ me regji nga Lorena Sopi është përzgjedhur në Festivalin e Filmit Emerald Peacock, i cili do të mbahet më 28 shkurt në San Petersburg të Rusisë.
Ky film është nominuar gjithashru edhe si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Kanë 2022.
Filmi trajton temën e Monit, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me babanë e tij Xhemën në një varfëri të madhe. Gjatë një vakti fatal, babai i tij Xhema vret aksidentalisht djalin e tij. Gjithë jetën do të jetojë i mallkuar, duke fajësuar veten për atë që ndodhi.
Në ditët e fundit, kur është shumë i moshuar, Xhema kthehet në shtëpinë ku ndodhi tragjedia për t’i kërkuar falje të birit për t’i çliruar shpirtin dhe për të mundur të ndahet nga jeta.
Kujtomë që filmi ”Hashtag”, i Sopit ka fituar çmimin e filmit më të mirë të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Wonderland në Sydney, Australi.
Regjisorja në programin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, që transmetohet në RTV21 ka treguar se në film trajtohet tema aktuale, pra lidhja me rrjetet sociale dhe kalimi i shumicës së kohës në celular./21Media

Back to top button