Eugen Saraçini: Ne sot jemi rehat falë Presidentit Bush

Ndikimi i ish Presidentit Bush në lirinë e Kosovës dhe në politikën globale

Sonte në  “Click” në RTV 21 u fol për rolin e Ish- Presidentit të SHBA-së, Geroge H. W. Bush në situatën në Kosovë dhe në botë gjatë viteve të 90-ta.

Drejtori i Departamentit të Informacionit në RTV 21, Eugen Saraçini vlerësoi lart ndikimin që  ish Presidenti Bush kishte për lirinë e Kosovës, përcjell rtv21.tv.

“Sot duke e shikuar me familjen time transmetimin e drejtëpërdrejt nga ceremonia mortore më duhej patjetër edhe të përlotem, por më duhej edhe patjetër t’i rikujtoj edhe vetës edhe anëtarëve të mi të familjes posaçërisht fëmijëve, që jemi kështu rahat sot për shkak të këtij njeriu,  i cili ka pas rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme të cilën e bëjmë sot.”, tha Saraçini.

Ai po ashtu theksoi se Bush kishte ndikim edhe në politikën globale, si rënien e Murit të Berlinit, rënien e Komunizmit, shpërbërjes së BRSS-së.

Presidenti i 41-të i Amerikës, Geroge Bush ka vdekur me 30 nëntor të këtij viti. Bush konsiderohet si një ndër të parët, i cili në vitin 1992 përmes një letre kishte paralajmëruar Millosheviqin që të mos hynte në konflikt të armatosur më Kosovë. Në të kundërtën kishte shkruar Bush, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi./21Media

Back to top button