EULEX-i i reagon Listës Serbe pasi tha se BE-ja duhet të nis analiza mbi punën e misionit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka reaguar ndaj Listës Serbe, gjatë kësaj jave ka thënë se institucionet evropiane duhet të nisin analizat e punës së EULEX-it në terren.

EULEX-i përmes reagimit ia ka bërë të qartë kësaj partie serbe se ka pasur mandat ekzekutiv vetëm nga dhjetori 2008 deri në qershor të 2018-ës për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar penalisht krimet e luftës të kryera në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe, EULEX-i kreu hetime dhe gjykime të shumta kundër individëve të të gjitha etnive të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. Pas përfundimit të mandatit ekzekutiv në sistemin e drejtësisë penale në qershor 2018, misioni u angazhua në dorëzimin e dosjeve të lëndëve në posedim të tij tek autoritetet e Kosovës – duke përfshirë dosjet e lëndëve policore, prokuroriale dhe gjyqësore. Ky proces i dorëzimit përfundoi në dhjetor 2018”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Back to top button