EULEX-i ia dërgon barnat ish-policit të arrestuar serb

Misioni i EULEX-it ka dorëzuar barnat për ish-pjesëtarin serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili u arrestua ditë më parë. Ai akuzohet për sulmin ndaj komisionit komunal të zgjedhjeve në veri dhe aktualisht është në paraburgim.
EULEX ka thënë për portalin rtv21.tv se misioni ia ka dorëzuar barnat e Pantiqit komandantit të Policisë së Kosovës në Leposaviq.
“EULEX-i fasilitoi transportimin e medikamenteve të z. Pantić. Misioni ia dorëzoi medikamentet Komandantit të Policisë së Kosovës në Leposaviq. EULEX-i është në kontakt me Policinë e Kosovës, Prokurorinë Speciale të Kosovës, Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe me avokatin e z. Pantić. Në pajtim me mandatin që ka, EULEX-i është duke e monitoruar rastin për të vlerësuar trajtimin e rastit nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Më 12 dhjetor Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./21Media 

Back to top button