EULEX-i liron zyret te Polica e Kosovës

Po largohen rrethojat

EULEX-i i ka liruar zyrat në ndërtesën aneks të Shtabit të Policisë në Prishtinë; ish aneksi i Selisë së UNMIK-ut.

EULEX përmes një njoftimi për medie thotë se kjo është bërë në përputhje me ri-konfigurimin dhe mandatin e ri të misionit, ku si rezultat i kësaj, rrethojat përreth ndërtesës aneks do të largohen dhe kjo hapësirë do të jetë e hapur për qasje publike.

Disa prej zyrave të EULEX-it tani janë zhvendosur në objektin kryesor, i cili do të vazhdojë të sigurohet nga Policia e Kosovës.

Back to top button