EULEX-i për të dytën herë i ofron ekzaminim mjekësor ish-policit të arrestuar serb

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka njoftuar se mbrëmë i është ofruar ekzaminim mjekësor ish-policit të arrestuar serb, Dejan Pantiq.
“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ka ekzaminuar z. D.P. i cili është i ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z.D.P nga ekipi mjekësor i EULEX-it. I pari ka ndodhur javë më parë”, ka shkruar Wigermark në Twitter.
Pantiq u arrestua nën dyshimet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri./21Media

Back to top button