Eurdeputetja suedeze pret flokët gjatë fjalimit
Një deputetet suedeze e Parlamentit Evropian preu flokët e saj gjatë një fjalimi në asamblenë e BE-së në shenjë solidariteti me demonstratat antiqeveritare në Iran, të ndezura nga vdekja në paraburgimin e policisë morale të 22-vjeçares Mahsa Amini.
“Derisa Irani të jetë i lirë, zemërimi ynë do të jetë më i madh se shtypësit. Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha Abir Al-Sahlani me origjinë nga Iraku në parlamentin në Strasburg, Francë, të martën në mbrëmje., përcjell portali rtv21.tv
Më pas, duke marrë një palë gërshërë, ajo tha “Jin, Jiyan, Azadi” – kurde për “Gruaja, Jeta, Liria” – ndërsa i preu flokët
Aktoret franceze, duke përfshirë Juliette Binoche dhe Isabelle Huppert, gjithashtu kanë prerë flokët në shenjë proteste për vdekjen e Amini, pasi ajo u arrestua në Teheran më 13 shtator për “veshje të papërshtatshme”.
Sundimtarët klerikë të Iranit janë përballur me trazirat më të mëdha mbarëkombëtare në vite që nga vdekja e saj dhe protestat janë përhapur jashtë vendit, duke përfshirë Londrën, Parisin, Romën dhe Madridin në solidaritet me demonstruesit iranianë./21Media