“Euro 2020” vazhdon me tri superndeshje

 
Kampionati Evropian “Euro 2020” do të vazhdojë sot me disa përballje tejet interesante, ku i gjithë fokusi do të jetë tek ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë.
Gjermanëve iu duhet fitorja me doemos për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e eliminatorëve, kurse portugezët me fitore sigurojnë kualifikimin tutje.
Ky derbi i takon Grupi F të “Euro 2020”, ndryshe i njohur edhe si “Grupi i Vdekjes”, ku së bashku me Portugalinë e Gjermaninë, në xhiron e dytë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Hungarisë dhe Francës.
Programin e sotëm të Euro 2020 do ta mbyllë ndeshja e Grupit E mes Spanjës dhe Polonisë, ku të dy kombëtareve iu nevojitet fitorja, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën eliminatore.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në kuadër të fazës së grupeve të “Euro 2020”:
Grupi F
15:00 Hungaria – Franca (Stadiumi Puskas Arena-Budapest)
18:00 Portugalia – Gjermania (Stadiumi Allianz Arena-Munich)
Grupi E
21:00 Spanja – Polonia (Stadiumi La Cartuja-Sevillë).

Back to top button