Euro 2024: Anglia gjysmë-finaliste, Xhaka e Shaqiri largohen me kokën lart

(Lajm i përditësuar)
Euro 2024: Anglia gjysmë-finaliste, Xhaka e Shaqiri largohen me kokën lart
Jordan Pickford ndali penalltinë e Manuel Akanjit dhe udhëhoqi Anglinë drejt gjysmëfinales së Euro 2024.
Pas 120 minutave lojë, Anglia e mposhti në penallti Zvicrën.
Ndeshja pas kohës së rregullt përfundoi 1:1, ndërsa në vazhdime nuk kishte gola të tjerë.
Euro 2024: Penalltitë do të vendosin për fituesin mes Anglisë dhe Zvicrës
120 minuta lojë të zhvilluara në stadiumin “Dusseldorf Arena” nuk kanë prodhuar fitues në ndeshjen e Euro 2024 mes Anglisë dhe Zvicrës.
Anglia dhe Zvicra kanë barazuar 1:1 pas më shumë se 120 minutave lojë, dhe tani është radha e penalltive pasi nuk ka fitues.
Penalltitë do ta vendosin gjysmëfinalistin e radhës së Euro 2024 mes Anglisë dhe Zvicrës.
Euro 2024: Nevojiten vazhdimet mes Anglisë dhe Zvicrës
Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen tejet interesante të Euro 2024 mes Anglisë dhe Kombëtares së Zvicrës, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Dusseldorf Arena” nuk ka fitues mes Anglisë dhe Zvicrës, ku ndeshja përfundon me rezultat të barabartë 0:0.
Tani ndeshja shkon në vazhdime, ku nëse edhe në 30 minutat e ardhshëm nuk ka gol, atëherë ndeshja shkon në penallti.
Anglia kthehet në lojë, Saka shënon supergol
Bukayo Saka ka shënuar supergol në minutën e 80-të për Anglinë dhe i ka kthyer “Tre Luanët” në lojë ndaj Zvicrës.
Saka realizoi bukur në portën e Yann Sommer, me gjuajtje të saktë.
GOOOOOOL, epërsi për Zvicrën
Breel Embolo e ka kaluar Zvicrën në epërsi ndaj Anglisë në minutën e 75-të.
Embolo shënoi nga afërsia. Asistues ishte Dan Ndoye.
Euro 2024: Fillon pjesa e dytë mes Anglisë dhe Zvicrës
Ka filluar të zhvillohet edhe pjesa e dytë në ndeshjen tejet interesante të Euro 2024 mes Anglisë dhe Kombëtares së Zvicrës.
Të dy kombëtaret kanë edhe 45 minuta të mbetura në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit për ta gjetur fitoren, ndryshe ndeshja shkon në vazhdime
Euro 2024: Fillon derbi mes Anglisë dhe Zvicrës
Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë në çerekfinalen e tretë të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Anglisë dhe Zvicrës.
Përballja e sotme po zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Düsseldorfit, me dy kombëtaret që do të synojnë fitoren që dërgon në gjysmëfinale të turneut