​Euro 2024: Anglia nuk arrin ta mposhtë Danimarkën

(Lajm i përditësuar)

​Euro 2024: Anglia nuk arrin ta mposhtë Danimarkën

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Grupit C të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Danimarkës dhe Kombëtares së Anglisë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit, Danimarka ka barazuar 1:1 me Anglinë.

Golin te Danimarka e shënoi Morten Hjulmand (minuta e 34’) kurse te Anglia golashënues ishte Harry Kane në minutën e 18’.

Me pikët e reja, Anglia renditet në vendin e parë në Grupin C me katër pikë, krahas Danimarkës që renditet në pozitën e dytë me dy pikë.

Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1.


Euro 2024: Përfundon pjesa e parë mes Danimarkë e Anglisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Grupit C të Kampionatit Evropian mes Danimarkës e Anglisë.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit, Danimarka po barazon 1:1 me Anglinë.

Te danezët golashënues ishte Morten Hjulmand (minuta e 34’), kurse te Anglia golin e shënoi Harry Kane në minutën e 18’.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.


Anglia kalon në epërsi 

Kombëtarja angleze ka arritur të marrë epërsinë në takimin ndaj Danimarkës.

Në duelin që po zhvillohet në Frankfurt, Anglia ka shënuar golin e parë në ndeshje me anë të Harry Kane.


Danimarkë – Angli, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Danimakrës dhe Anglisë, e vlefshme për grupin C të Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:

Danimarka: Schmeichel, Anderse, Christensen, Vestergard, Maehle, Hjulmand, Hojbjerg, Kristiansen, Eriksen, Wind, Hojlund

Anglia: Pickford, Walker, Rice, Stones, Guehi, Saka, Alexander-Arnold, Bellingham, Trippier, Foden, Kane

Back to top button