​Euro 2024: Belgjika merr fitoren e parë, e fortë për Rumaninë

(Lajm i përditësuar)


​Euro 2024: Belgjika merr fitoren e parë, e fortë për Rumaninë

Ka përfunduar ndeshja e Grupit E të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Belgjikës dhe Rumanisë, ku belgët kanë regjistruar fitoren e parë të këtij turneu.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “RheinEnergieStadion”, Belgjika e ka mposhtur 2:0 Rumaninë.

Golat që ia siguruan fitoren belgëve sonte erdhën nga Yuri Tielemans (minuta e 2’) dhe Kevin De Bruyne (minuta e 80’).

Me fitoren e sotme, Belgjika ngjitet në kuotën e tri pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e parë, dhe Sllovakia e Ukraina në vendin e tretë dhe katërt.

Rezultati final, 2:0 në favor të Belgjikës.


​Euro 2024: Përfundon pjesa e parë mes Belgjikës e Rumanisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante të Grupit E të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Belgjikës dhe Rumanisë.

Pas më shumë se 45 minutave lojë në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Kolnit, Belgjika po avancon 1:0 ndaj Rumanisë.

Golin e vetëm deri tani e shënoi mesfushori Yuri Tielemans, i cili kaloi Belgjikën në epërsi qysh në minutën e 2’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Belgjikës.


Rumania e pëson qysh në minutën e 2’ kundër Belgjikës

Është shënuar goli i parë në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Kolnit, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Belgjikës e Rumanisë.

Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Rumanisë, falë golit të shënuar nga Yuri Tielemans.

Tielemans shënon qysh në minutën e 2’ për 1:0.

Golin e gjeni më Këtu.

Back to top button