​Euro 2024: Fakt interesant që e bën Anglinë sonte favorite ndaj Holandës

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e fundit e Kampionatit Evropian Euro 2024.

Zvarriten punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ankohen banorët: Pluhuri na ‘mbyt…

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Anglisë do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park”, për të siguruar biletën e fundit drejt finales së Euro 2024.

Përballja e fundit mes Holandës dhe Anglisë daton në muajin qershor të vitit 2019, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore 3:1.

Të dy kombëtaret janë takuar gjithsej 22 herë mes vete, ku Holanda ka shtatë fitore, Anglia gjashtë sosh, ndërsa në nëntë ndeshje nuk ka pasur fitues.

Fakt interesant, që e bën sonte Anglinë favorite, është që Holanda ka humbur secilën nga tre gjysmëfinalet e saj në Evropian që nga fitimi i turneut në vitin 1988.

Back to top button