Euro 2024: Këto janë çiftet e gjysmëfinales

Faza e çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024 përfundoi sot, pasi që Anglia dhe Holanda iu bashkohen Spanjës dhe Francës në gjysmëfinale të turneut.

Anglia e eliminoi sot Zvicrën duke e mposhtur 5:3 me ndihmën e penalltive, kurse Holanda e mposhti Turqinë 2:1 për ta siguruar gjysmëfinalen.

Përfundimi i dy ndeshjeve të sotme nënkupton se tani është kompletuar edhe faza e gjysmëfinales së Euro 2024.

Gjysmëfinalet e Euro 2024

Në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024 do të përballen Spanja kundër Francës dhe Holanda kundër Anglisë.

Back to top button