​Euro 2024: Portugalia siguron kualifikimin, fiton bindshëm kundër Turqisë

(Lajm i përditësuar)


​Euro 2024: Portugalia siguron kualifikimin, fiton bindshëm kundër Turqisë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Grupit F të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Turqisë dhe Portugalisë, ku kjo e fundit ka siguruar plasmanin në 1/8-ën e finales së këtij turneu.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Portugalia e ka mposhtur me rezultat bindës 3:0 Kombëtaren e Turqisë.

Një autogol nga Samet Akaydin (minuta e 28’) dhe golat nga Bernardo Silva (minuta e 21’) dhe Bruno Fernandes (minuta e 56’), i siguruan sot fitoren Portugalisë.

Me pikët e reja, Portugalia kryeson Grupin F me gjashtë pikë, tri sosh më shumë se Turqia në vendin e dytë, kurse Çekia dhe Gjeorgjia zënë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.

Rezultati final, 3:0 në favor të Portugalisë.


Euro 2024: Përfundon pjesa e parë mes Turqisë dhe Portugalisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante të Euro 2024 mes Turqisë dhe Portugalisë.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, Portugalia po avancon 2:0 ndaj Turqisë.



Portugalia thellon epërsinë kundër Turqisë

Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku po luhet ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë.

Portugalia ka arritur ta thellojë epërsinë në 2:0 kundër Turqisë, falë autogolit të mbrojtësit turk, Samet Akaydin.

Akaydin shënon në minutën e 28’ për ta thelluar epërsinë e Portugalisë në 2:0.


Euro 2024: Turqia-Portugalia, fillon ndeshja

Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante të Euro 2024 mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Portugalisë.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, dhe i takon Grupit F të Kampionatit Evropian Euro 2024

Back to top button